FIDANISHTJA

OEGJK kundërshton hetimin selektiv të procesit të privatizimit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK), ka reaguar rreth formimit të Komisionit hetimor parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit të Ndërmarrjeve N.SH “Fabrika e Amortizatorëve“ dhe N.Sh “Amortizatorët“ , duke vlerësuar se është kundër qasjes selektive, që përmes targetimit të „privatizimit të caktuar“ mes 300 privatizimeve tjera – të përzgjidhet sot një privatizim sipas shijes e tekeve të një grupi parlamentar. OEGJK kërkon hetim dhe auditim të të gjithë procesit të privatizimit të aseteve shoqërore.

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare (OEGJK ), njëjtë sikur para pothuaj dy vitesh (me 18 Shtator të vitit 2012), kërkon edhe sot e gjithherë, një hetim dhe auditim të të gjithë procesit të privatizimit të aseteve shoqërore – që nga privatizimi i parë në vitin 2002 e deri në fundit të vitit 2013!, thuhet në Kumtesën e OEGJK,

Më tej në kumtesë thuhet se, lidhur me vendimin e Parlamentit të Kosovës, ndërkaq, për formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit të Ndërmarrjeve N.SH „Fabrika e Amortizatorëve“ dhe N.Sh „Amortizatorët – Ndërtesa“ – OEGJK dëshiron të theksojë se është kundër qasjes selektive, që përmes targetimit të „privatizimit të caktuar“ mes 300 privatizimeve tjera – të përzgjidhet sot një privatizim sipas shijes e tekeve të një grupi parlamentarë – nesër, ndërkaq, të targetohet një tjetër privatizim sipas shijes e tekeve të një grupim tjetër parlamentar – duke krijuar kështu për „subjektet në fjalë e hetim“ – një atmosferë negative prejudikimi, njollosjeje, dyshimi, hipoteke dhe linçimi publik.

“Dëshirojmë t‘ia rikujtojmë Parlamentit, Partive politike sikur edhe përfaqësuesëve të tyre në Parlament – se përgjegjësia e individëve, e kompanive dhe investitorëve vendorë e ndërkombëtarë që marrin pjesë në proces të privatizimit – nuk është çështje e cila mund të hetohet nga „Komisioni Parlamentar Hetues“ i Kuvendit të Kosovës. Kjo është dhe mbetet, kompetencë ekskluzive e organeve të hetuesisë. Secili tentim i organeve politike, siç është parlamenti në rastin konkret, që të marrin në dore hetime për persona fizik ose juridik, mund të jetë fatal për reputacionin institucional të organeve shtetërore të vendit dhe pushtetet e ndara të saj – sikur që është fatal, edhe për reputacionin e Kompanive të përfolura publikisht në parlament”, thuhet më tej në kumtesë.

Sipas OEGJK, kjo qasje, krijon një pasiguri enorme ligjore, tek të gjithë investitorët e huaj dhe vendorë që operojnë aktualisht në Kosovë, sikur edhe të tjerë që si Shtet, Qeveri e shoqëri, i ftojmë që të vinë në të ardhmen në vendin tonë.

Uji Dea

“Rikujtojmë gjithashtu Parlamentin dhe ligjvënësit kosovarë, se Privatizimi në Kosovë bëhet në bazë të Ligjit për AKM-në (tash AKP-në), ligj i miratuar nga Parlamenti Kosovar – dhe procedohet, në bazë të politikave operacionale për privatizimin – të vendosura e dizajnuara nga Bordi i AKM, gjegjësisht AKP-së, si dhe rregullave tjera që kanë të bëjnë me tenderimin”, thuhet në kumtesë.

“Investitorët, vendorë e ndërkombëtarë, kanë marr dhe marrin pjese në privatizimin në Kosovë, gjithherë, ne bazë të këtyre rregullave.
Prandaj, objekt i shqyrtimit dhe Hetimit Parlamentar, duhet dhe mund të jetë, vetëm procesi i privatizimit si dhe metoda – dhe gjithsesi, edhe vet Ekzekutivi i AKM/AKP-së dhe Udhëheqësit e Bordit (2002 – 2013), drejtoria dhe më tutje.
Bordi i AKP-së, siç dihet, është përzgjedhur nga po ky Parlament”.

“Andaj, OEGJK mendon, se kjo është e vetmja qasje e formë e drejtë, dhe e vetmja që gjen mbështetje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe në Ligjin për Hetim Parlamentar, Kreu I, Nenet 1, 2 dhe pika 2.1 e cila thotë se: “Fusha e veprimit të Komisionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore të të drejtës ndërkombëtare, duke mos cenuar pavarësinë dhe duke mos e penguar veprimtarinë e organeve tjera; si dhe (veçanërisht) pika 2.2, e cila thotë se: “Komisioni (hetimor) themelohet për të hetuar probleme çështje ku janë drejtë për së drejti të përfshira përgjegjësitë qeveritare apo shtetërore”, thotë OEKGJ.

“Kërkesa e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare – për hetim dhe auditim të mirëfilltë e të tërësishëm të procesit të privatizimit nga auditorë të pavarur ndërkombëtarë, atëherë më 2012-ën, sikur edhe sot – vinte e vie para se gjithash, kur kemi parasysh zhvillimet në vend – nxjerrjen në pah të implikimeve të zyrtarëve të lartë të të gjithë spektrit politik në afera korruptive. Afera, të cilat po e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovë karshi partnerëve ndërkombëtare, karshi investitorëve potencial si dhe karshi vet qytetarëve të Kosovës”, thotë kumtesa.

“Rishikimi, hetimi dhe auditimi ndërkombëtar i gjithë procesit të privatizimit – e jo si ky, me teke e preferenca politike grupesh parlamentare – vetëm sa e kthen drejtësinë në vend – dhe njëkohësisht, heq hipotekat e etiketimet paushalle, karshi shumicës së Kompanive vendore e ndërkombëtare, të cilat veprojnë e funksionojnë krejtësisht konform ligjeve të vendit e atyre ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.