KKVITI

OEAK-u kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, kërkon veprime nga Qeveria ndaj rritjes së çmimeve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një ditë pasi Qeveria e Kosovës doli me qëndrimin e saj kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional, të njëjtin qëndrim e ka shfaqur edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ky institucion thotë se diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale janë shqetësuese.

KKVITI

“Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin Fondi i Kursimeve Pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike. Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet në reagimin e OEAK-ut.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.