Fundamenti

OEA: Kemi nevojë për punë, jo për pushime

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Bartja e ditëve të festave zyrtare nga ditët e vikendit në ato të punës, siç ndodhi me Kurban Bajramin e fundit, po shihet si dëm për institucionet dhe ekonominë në përgjithësi.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane (OEA), vlerësojnë se në një mjedis ku nuk ka lehtësira për biznese, atëherë çdo ngarkesë tjetër, siç janë ato që prodhojnë ditët e festave, përbënë pengesë të madhe.

Mobi Casa

“Jemi një shtet që kemi nevojë të punojmë më tepër dhe jo të pushojmë. Ngarkesa, e cila bie mbi sektorin privat, i cili do të vazhdojë të punoj, do të detyrohet t’i paguajë punonjësit sipas normave të parapara me Ligj, gjatë festave zyrtare, është pengesë”, ka thënë kryetari i kësaj Ode, Arian Zeka.

Ai thekson se nga anketat që kanë realizuar me përfaqësues të dhjetëra bizneseve pikërisht lidhur me festat zyrtare del se numri i madh i këtyre festave dhe bartja e tyre nga vikendi në ditët pasuese po shkakton rënien e produktivitetit në punë. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.