GRANDEMALL

Odë Shqiptare në Amerikën Veriore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Oda u ndërtua në 2004 e veçueme nga shtëpia e cila ndodhet në çarkun e Torontos, Kanadë. Pronar i saj është Qamil S. Dardhankodra prof i Gjuhës dhe letërsisë shqipe i cili erdhi këtu me familjen si muhaxhir në 1999. Mbiemrin Dardhankodra e mori simbas mikrotoponimit ku ndodhet shtëpia e tij në Llashticë, Gjilan. Unë jam Arbana e bija e tij, pranë meje janë vëllezërit e mi Çlirimi dhe Shpëtimi. Ati im Qamili vazhdon traditën e gjyshit të tij i cili kishte odë në Llashticë, në fshat qenë disa oda po më e njohura ishte ajo e Bejtë Llashticës që kishte rëndësi historike, kulturore e arkitektonike dhe ishte një nga 5-6 odat kryesore në gjithë Moravën e Epërme. Odën e atit tim deri më tashti e kanë vizituar disa qindra shqiptarë dhe të tjerë të cilët janë mahnitur me bukurinë e saj. Aty ndodhen disa sende të rëndësishme etnografike e historike, disa nga eksponatet pronari “para fundit të tij” mendon t’ia dhurojë muzeut të “Vatrës” në Nju Jork, ai është nënkryetar i degësisë së federatës gjithshqiptare “Vatra” me seli në Toronto.

Çfarë ka në këtë odë? – përpos mikpritjes tradicionale shqiptare dhe çiltërsisë zemrore aty ndodhen edhe këto gjësende: 2 shpata veku, 1 pollë qilimi 1953, 1 pshtjellak 1952 bogosi (Bogota), 1 verig, 1 bajonetë sh. XIX, 1 dru nga dyert e pesëgjyshit të tij 250-300 vjet, 1 çekan sh. XIX, shtaga e gjyshit Shaip Q. Salihu 1903-1980, 7 gjilpana duhani, 1 drapën, kombana e cingare, 1 def, 1 kandar i blerë në Elbasan sh. XIX, 1 mashë, 1 saç, 1 vegsh, 1 kalanë, 1 çifteli, 1 bludë kafeje 1946, 3 plisa, etj. çdogjë e sjellun nga Dardania.

Dhurata e dhurime: harta e tokave shqiptare – Muharrem Gashi Begracë, gravure e tokave shqiptare -Xhevat Jahiu, Prishtinë, bluzë e federates shqiptare të futbollit 1930 – Edi Laro, Tiranë, flamuri i Dardanisë Xhemajl Hyseni kryetar i çarkut të Gjilanit, parmendë e zgjedhë – Refki Sertolli, Prizren, llampë vajguri – Sabri Sulejmani, Gjilan, të mbathura blerë në Krujë – autorja, 1 lejkë – Avdush Beqiri, Velekincë, Gjilan, 1 fshisë – Faik Ramiz Berisha, Llashticë, 1 amblemë “Kosova” – Adem Hyseni, Gjilan, etj.
Pamje kulturore e historike nga Kruja, Prizreni, Tirana, e simbole kombëtare; foto: mbretëresha Gjeraldina, mbreti Zog (pronari është monarkist) dr. Rugova, nënë Tereze, etj.

ARKATANA

Në këtë odë mbahen mbledhje, takime, përvjetorë si dhe mbledhjet e Federatës gjithshqiptare “Vatra” dega në Toronto, sidomos gjatë dimrit shqiptarët këtu hanë, pinë, bajnë qef dhe terin mish.

A. Aratërthore

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.