Fundamenti

Oda Ekonomike kërkon pezullimin e vendimit për një terminal të ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka kërkuar pezullimin e vendimit për një terminal të ri doganor të ri, derisa ka numëruar një varg shkelesh të bëra në këtë rast nga Doganat e Kosovës dhe ministritë përkatëse.

Ai ka akuzuar Doganat e Kosovës dhe Ministrinë e Financave e atë të infrastrukturës për mungesë transparencë në rastin e licencimit të terminalit. “Vendimi i fundit është në kundërshtim me rregullativën ligjore dhe është në dëm të ekonomisë së tregut dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Gërxhaliu, për Klan Kosova duke bërë me dije se do të kërkojë në emër të Odës Ekonomike Kosovare pezullimin e hapjes së këtij terminali.

“Ministri i Financave Avdullah Hoti duhet të përdor autoritetin e tij, të studioj e analizoj gjendjen sepse politizimi i kësaj çështje është në kundërshtim me përmirësimin e ambientit biznesor në Kosovë.

Uji Dea

Për këtë ne do të kërkomë pezullimin e këtij vendimi”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Sipas tij hapja e terminaleve në formë të presioneve politike, si ky në rastin e deputetes, Margarita Kadriu, është kundër ekonomisë së tregut.

“Nga dimensioni kohorë një vendim i tillë e devalvon rëndësinë e terminaleve pasi që jemi në një dinamikë të zhvillimeve politike. Përfundimisht duhet të ndajmë ekonominë nga politika dhe vendimet ekonomike të jenë konform rëndësisë ekonomike e jo të bëhen konform interesave të ngushta politikes”, ka deklaruar Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.