UBT

Oda Ekonomike Amerikane u bënë thirrje bizneseve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se shpreh shqetësimet lidhur me raportimet për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

Sipas OEAK-ut, trajtimi jo-diskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë.

“Praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jo-diskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

FIDANISHTJA

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas raportimeve se lokalet e gastronomisë po refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarëve të komuniteteve RAE. Sipas tij një rast të tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.