Eko Higjiena

Oda e Hotelierisë kërkon të zgjatet orari i gastronomisë dhe të lejohen dasmat e klubet e natës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave Afrim Muqiqi dhe Driton Hoti, sot janë takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si dhe ministren në detyrë të Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku.

Përfaqësuesit e kësaj ode kanë kërkuar zgjatjen e orarit të punës të gastronomisë, lejimin e punës për sallat e dasmave dhe klubet e natës, heqjen e orës policore dhe disa kërkesa të tjea.

Kërkesat e përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:

ARKATANA

Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;
Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së;
Të hiqet ora policore;
Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;
Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;
Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;
Përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit janë zotuar para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit, në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme, për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të miratohet nga qeveria ose në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.

Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh i gatshëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që të shqyrtohen mundësinë për realizimin e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.