Eko Higjiena

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit i kërkon Qeverisë heqjen e kufizimeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një letër të hapur institucioneve të Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka kërkuar heqjen e kufizimeve teksa ka paralajmëruar protesta ose mosrespektim të masave, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj.

Në një letër drejtuar krerëve të shtetit, OHTK-ja ka kërkuar të hiqen kufizimet aktuale në masat anti-COVID, të hiqet tatimi për vitin e shkuar, të bëhet shpërndarja e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbjen, e të hiqet interesi bankar pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë.

UBT

“Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë; Kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet; Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbylluara dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota; Shpërndarja e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia Covid-19; Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë”, janë kërkesat që OHTK-ja i ka dërguar në një letër të hapur Qeverisë, Ministrisë së Financave, asaj të Shëndetësisë dhe asaj të Tregtisë e Industrisë.“Pas mbledhjes e cila do të mbahet në këtë javë, do të marrim vendime që në rast se nëse nuk përfillen kërkesat tona nga ana juaj, do të shkojmë deri në fund duke organizuar protesta ose edhe deri në mosnjohjen e këtyre rregullave!”, thuhet më tej në reagim.Sektori i hotelerisë s’ka punuar që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.