Eko Higjiena

Oda e Afarizmit kërkon shqyrtimin e kërkesave të bizneseve dhe votimin urgjent të Projektligjit për Rimëkëmbje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) thotë se duke parë gjendjen e rënduar të bizneseve në vend, kërkon që urgjentisht deputetët e Kuvendit të Kosovës t’a kalojnë gjatë votimit të sotëm Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike me ndryshimet e kërkuara.

OAK njofton se nga leximi i parë në leximin e dytë nuk janë ftuar odat për të diskutuar në lidhje me kërkesat e bizneseve.

Mobi Casa

“Oda e Afarizmit rishpreh shqetësimin e saj të thellë që disa herë kjo Pako është vënë në votim dhe nuk ka kaluar, për shkak të mungesës së vullnetit të deputetëve për t’a votuar atë. Kërkojmë që përveҫ kalimit të kësaj Pako gjatë votimit të sotëm të merren parasysh edhe kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës, i ka adresuar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë. Rikujtojmë se përderisa Kosova, ende diskuton kalimin apo mos kalimin e pakos së dytë për rimëkëmbje ekonomike, në vendet e rajonit janë kaluar disa të tilla”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në fund, OAK thotë se nga takimet me bizneset, gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe se sipas tyre, nëse vazhdon të mungoj përkrahja e shtetit në muajt në vazhdim do të ndjehen pasojat shumë të mëdha tek sektori privat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.