Mobi Casa

Oda e Afarizmit, Hotit: Ndihmoni bizneset, janë duke falimentuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me anë të një letre publike për kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti që të ndihmojë bizneset.

OAK kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ 06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, së paku deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM-së, në mënyrë që mos të vie deri tek falimentimi i bizneseve, thuhet ndër të tjera në letrën dërguar Hotit.

Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ, OAK kërkon që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë për vendosje të rrethojave.

FIDANISHTJA

“Sipas nenit 9, paragrafi 2 të këtij Udhëzimi parashihet që, vartësitë e licencës/lejeve janë të obliguar që të bëjnë rrethimin dhe sinjalizimin e zonës së licencës/lejes më së largu deri më 01.09.2020. Bizneset e sektorit minerar i kanë të rrethuara hapësirat edhe para hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019, mirëpo jo sipas standardeve të reja të parapara nga KPMM. Andaj, duke ditur se aktualisht jemi në situatë pandemie kërkohet mirëkuptimi nga ana juaj, ashtu që të ju lejohet një afat prej disa muajve, deri sa bizneset të rimarrin veten. Njëkohësisht, ky Udhëzim po pengon bizneset e këtij sektori të përfitojnë lirimin nga renta minerare, i cili parashihet në nenit 14 të Ligjit 07/L- 016 për Rimëkëmbje Ekonomike nga COVID-19, pasi që aktualisht standardet e përcaktuara në këtë UA nuk i plotësojnë një pjesë e konsiderueshme e bizneseve. Duke pasur parasysh kufizimet të cilat bizneset i kanë pasur gjatë kohës së pandemisë dhe efektit që ajo ka pasur deri më tani, Oda e Afarizmit të Kosovës, në emër të bizneseve anëtare të sektorit minerar kërkon që ky afat të shtyhet deri në kalimin e pandemisë dhe emërimin e Bordit të ri të KPMM-së, në mënyrë që së bashku të krijohet një grup për përcaktimin e kushteve të reja për rrethoja”, thuhet në reagimin e OAK-ut.

Në fund, sipas OAK-ut, bizneset gjatë takimeve shprehën shumë pakënaqësi ndaj këtij Udhëzimi Administrativ, pasi që ka kosto shumë të lartë financiare dhe nuk është bërë në koordinim paraprak me bizneset. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.