FIDANISHTJA

Oda Amerikane mirëpret aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret aprovimin nga ana e ekzekutivit të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, si një akt i rëndësishëm legjislativ për transformimin e ekonomisë në përputhje me zhvillimet teknologjike globale.

Aprovimi i këtij projektligji është njëra nga pesëdhjetë rekomandimet që Oda Amerikane i ka prezantuar Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Oda Amerikane vlerëson se ky ligj do të kontribuonte në zhvillimin e ekonomisë digjitale, zvogëlimin e barrës administrative për transaksionet elektronike ndërmjet palëve, si dhe rritjen e efikasitetit të proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot.

Mobi Casa

Në të njëjtën kohë, rritja e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane shpreh besimin e saj që edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të aprovojë në kohë të shpejtë Projektligjin në fjalë, së bashku me aktet e tjera legjislative të përfshira në agjendën e këtij viti, e të cilat do të kishin ndikim në përmirësimin e klimës së investimeve dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.