Fundamenti

O’Connell: Punësimet politike, më të theksuara gjatë këtij viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problemet më serioze me të cilat po përballet Kosova.

Gjatë një konference për projektin e Ambasadës së Britanisë për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civile dhe institucione të pavarura theksoi se ky projekt ka kthim prapa, ngase ndikimet në punësime vazhdojnë të jenë të mëdha.

Ai ka thënë se këtë vit ka kthim mbrapa sa i përket emërimeve në pozita të larta.

“Vitin e kaluar pata thënë se projekti po vazhdon më mirë se sa e kemi pritur. Për fat të keq ketë vit nuk mund të konfirmojë këtë gjë, fatkeqësisht kemi kthim prapa. Kemi raportime shqetësuese. Suksesi i këtij projekti është sukses projekt i Kosovës, siç edhe dështimi i këtij projekti është i Kosovës.
Për fat të keq edhe këtë vit kemi emërim të kandidatëve pa meritë, siç është rasti i emërimit të drejtorit të pronës. Një rast i Enis Berishaj i cili deri tash ka aplikuar në disa pozita, ka marrë pikët më të larta por asnjëherë nuk është emëruar.

Fundamenti

Një qasje e tillë që penalizon profesionalizmin në favor të nepotizmit po shkatërron institucionet, siç po shohim të gjithë në rastin e postës”, tha ai.

Para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Memorandumi në fjalë ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte të angazhuar edhe ekspertë nga kjo ambasadë. /Telegrafi/