Fundamenti

O’Connell: Prokurorët ta gjejnë trimërinë e luftës për ta luftuar krimin e korrupsionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, raporton Zëri.info.

Me këtë rast, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë.

“Rishikimi funksional është ndarë në 7 shtylla, ku Britania do të na përkrahë në këtë proces. Edhe kjo strategji synon fuqizimin e ligjit, gjyqësorit, ngritjen e kapaciteteve. Për qëllim kemi që në vitin 2020 të kemi një sistem të drejtëisëë që nuk ballafaqohet me problemet që ballafaqohet tani”, deklaroi Tahiri.

Tahiri më tej, tha se projektet e tilla në bashkëpunim me ambasadën britanike në Kosovë do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Ky është projekti i dytë që kemi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar. Besoj që nuk do të jetë i fundit, do të vazhdojmë edhe më tutje”, theksoi Tahiri.

Eco Higjiena

Ndërkohë, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, tha se ka ardhur koha që Kosova të jetë plotësisht e përgjegjshme për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Nuk pretendoj që kjo është një luftë vetëm në Koosvë, as që diçka që fitohet lehtë. Por është e qartë që ne duhet të kemi partnerë të fuqishëm në këtë vend.

Mos hezitoni dhe mos nguteni”, potencoi ai.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen me trimëri nga prokurorët dhe gjyqtarët.

“Kjo është përgjegjësi e Kosovës. Por besoj fuqimisht se edhe pse ka probleme, që njerëzit brenda sistemit kanë një rast që nuk do të përsëritet, që të bëhen heronj të Kosovës. Këto dukuri siç është luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të luftohen me trimëri. Prokurorët dhe gjyqtrët duhet ta gjejnë atë trimëri si gjatë luftës për ta luftuar këtë dukuri. Kemi nevojë të ketë një Kosovë te fortë dhe të zhvilluar”, potencoi ai./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.