UBT

O’Connell: Përshpejtoni hapat për themelimin e Speciales

/ 2 minuta lexim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Roari O’Connel, ka komentuar sërish rreth themelimit të Gjykatës Speciale. Ai në një pronocim për RTV21, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përshpejtojnë hapat pët themelimin e Speciales, ndryshe nuk përjashton mundësinë e caktimit të afatit nga ndërkombëtarët për themelimin e saj.

Kaluan pothuajse një muaj që kur Kuvendi dështoi t’i votojë ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, që nga ajo kohë as Kuvendi e as Qeveria nuk ka marrë asnjë hap për t’i vu sërish në rend dite këto amendamente për votim.

Këto vonesa kanë intensifikuar reagimet e ndërkombëtarëve për themelim sa më të shpejtë të Speciales.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Roari O’Connel thekson rëndësinë që ka për Kosovën themelimi i Speciales. Ai u bënë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të ndërgjegjësohen mbi obligimet e marra karrshi ndërkombëtarëve.

Eco Higjiena

“Themelimi i Gjykatës Speciale është çështje që duhet të diskutohet mes politikanëve të Kosovës sepse kjo është e rëndësishme, sepse një gjë e tillë është kërkuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Madje edhe qytetarët e vendin janë duke e kuptuar se sa e rëndësishme është për vendin themelimi i Speciales”, tha Roari O’Connel, Ambasadoi i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ambasadori britanik, thotë se themelimi i Speciales është obligim i isntitucioneve të Kosovës, por duke parë vonesen nga pala kosovare, ai nuk përjashton mundësin e caktimit të një afati të caktuar pët themelimin e Speciales.

“Unë i kam thënë edhe më herët qëndrimet e mija në lidhje me Gjykatën Speciale dhe tani jemi duke e pritur reagimin e institucioneve të Kosovës, sepse ata duhet të marrin një hap të tillë. Nuk dua të flas për afate të caktuara por dështimi i Speciales që është bërë në Kuvend nuk do të thotë se s’ka afat”, tha Roari O’Connel, Ambasadoi i Britanisë së Madhe në Kosovë.