O’Connell për murin: Zgjidhja e problemeve me dialog, gjithmonë e vlefshme

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut për çështjen e murit.
“Mirëpres marrëveshjen e mbrëmshme të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore për çështjen e murit. Zgjedhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme”, ka shkruar O’Connell në Facebook.