Mobi Casa

O’Connell: Nuk e ndihmon Kosovën dhuna e opozitës për ta bllokuar Kuvendin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur mbështetjen e tij për institucionet e Kosovës. Më poshtë mund ta lexoni postimin e potë në profilin e tij në Facebook.

“Këtë javë i pashë dy anë të Kosovës. Demonstrata në përkrahje të Rektorit tregon se ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë që institucionet e Kosovës të punojnë për të mirën e njerëzve dhe jo për interesat e veta. Marshi i organizuar nga shoqëria civile tregon se ka shumë njerëz që brengosen për të ardhmen e Kosovës, dhe për kulturën politike e cila po krijohet.

RCCOLA

Por, dhuna në vazhdim nga opozita për të bllokuar punën e Parlamentit nuk e ndihmon Kosovën që ta ndërtojë një të ardhme më të mirë. Ajo e dëmton imazhin e Kosovës, e kërcënon zhvillimin demokratik të Kosovës dhe largon investitorët.

Andaj, unë e mbështes iniciativën e presidentes që ofron një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar, dhe shpresoj që opozita me sinqeritet do të angazhohet për këtë. Mbështesim institucionet e Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/