Fundamenti

O’Connell mbështet krijimin e Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori britanik, Ruairi O ‘Connell, nëpërmjet një postimi në Facebook ka mbështetur fazën e re të dialogut Kosovë – Serbi, njëherësh ka bërë thirrje te të gjithë akterët politikë që të angazhohen seriozisht në normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

“Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve. Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të bëjnë atë që munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogut”, shkruan ambasadori në FB.

Ai shkruan se edhe pas gati 20 viteve të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë mungojnë raportet normale ndërmjet vendeve.

FIDANISHTJA

Ambasadori thotë se e mbështet përpjekjen e Federica Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të krijuar raporte të reja dhe më të mira.

“Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re”, shkruan ai. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.