Fundamenti

O’Connell: Kosova është përgjegjëse për zhvillimet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka hedhur të gjithë përgjegjësinë te klasa politike në Kosovë, për situatën e krijuar tash e disa kohë.

Pas një takimi që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, O’Connell tha se biseduan për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku për këtë tha se një kërkesë e tillë duhet të caktohet prej vet kosovarëve, transmeton lajmi.net.

Eco Higjiena

“Kemi biseduar për çështjen e presidentit. Liderët e Kosovës do të zgjedhin sipas ligjeve të Kosovës. Është shumë më rëndësi qe të respektohet ligji. Është shumë më rendësi për perspektiven evropiane. Kërkesa përzgjedhjen duhet të zgjidhet prej kosovareve jo prej neve. Unë po pres qe të shoh çka ka më ndodhë. Kosova është përgjegjëse për zhvillimet në Kosovë”, ka thënë O’Connell.