United Hospital

O’Connell: Kosova e Britania janë miq të vjetër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosova dhe Britania kanë marrëdhënie unike dhe specifike.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e ushtarëve britanik në luftën e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.

Sipas tij njerëzit në Prishtinë e në Kosovë janë shumë të mirë. “Këtu njerëzit të përshëndesin dhe kjo më bën shumë përshtypje të mira”, tha ambasadori O’Connelli në RTK.

KKVITI

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e Kosovës dhe Britanisë. Ai ka folur edhe për Edit Durhamin që një shesh mban emrin e saj. “Fillimi bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe Mbretërisë, lidhet me Edit Durhamin”, tha ai.

Sipas tij Kosova dhe Britania janë miq të vjetër. “Është nder për ne që një shesh në Prishtinë mban emrin e një akademike”, tha ai.

O’Connell ka përmendur edhe një ish-ushtar të UCK-së, që veproi një Britani në një rast kur ndihmoi shumë qytetarë të shumtë.”Dervish Gashi ishte prezentë gjatë sulmit afër Urës së Londrës, ai me veprimin e tij shpëtoi jetën e shumë qytetarëve”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.