Mobi Casa

O’Connell: Korrupsioni nuk luftohet me tryeza, duhet të ketë burgosje

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ruairí O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, tha se korrupsioni nuk luftohet në tryeza të rrumbullakëta. Ai tha se nënshkrimi i MSA-së tregon se Kosova do të trajtohet si vend fuqiplotë.

“Kam një pyetje: çka thotë raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave? A janë plotësuar kushtet, apo mbeten disa për t’u plotësuar? Nëse mbeten shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i kryejë. Nëse ka pasur kushte dhe ato nuk janë plotësuar, çka duhet të kërkohet nga BE-ja. Korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta, me raporte me deklarata. Por luftohet me punë të palodhshme”, tha O’Connellnë Info Magazine të Klan Kosovës.

“Unë njoh gjyqtarë dhe policë që zgjohen me mendimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit. Por ka tepër shumë raste kur të tjerët kanë dështuar – jo vetëm, por edhe kanë marr pjesë në të dhe nuk janë dënuar. Është rasti i Xhabir Zharkut, për shembull”.

“Duhen marrë masat konkrete për t’i kthyer njerëzit në burg”, tha ai.

“Nëse dikush nuk shkon në burg, nëse dikush nuk dënohet nuk e di si luftohet korrupsioni. Çdo qytetar ka rol të veçantë në këtë proces, me veprat e tyre, me votat, të mos pranojnë që të jenë pjesë në këtë proces”.

Ambasadori tha se Asociacioni nuk ka qenë kusht i Bashkimit Europian.

“Çështja e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është çështje bilaterale. Pra ne nuk kemi interes për të kërkuar diçka prej Kosovës. Por gjithashtu, unë mendoj që, për t’u krijuar një kulturë e mirë politike në Kosovë gjithçka duhet të diskutohet me fakte”, tha ai.

“Kam thënë edhe më parë, unë nuk shoh asnjë rrezik nga Asociacioni sepse numri i serbëve në Kosovë është shumë i vogël dhe kompetencat e Asociacionit nuk janë të mëdha. Por ky nuk ka qenë kusht nga BE-ja për anëtarësim. Kusht është përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Kuptohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale. Por duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë së paku dialogun sepse unë nuk shoh rrugë tjetër”.

“Ne besojmë që Kosova duhet dhe mund të marr përgjegjësinë e plotë për zhvillimin e saj”.“Por është shumë e rëndësishme të kuptohet që situata e Kosovës është “e veçantë”.

Eco Higjiena

O’Connell: Nuk përzihemi në zgjedhjen e presidentit

Ruairi O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, tha se nuk do të përzihen në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
“Qytetarët dhe deputetët e Kosovës do ta zgjedhin, por ne do të insistojmë që Kosova të respektojë ligjet e veta”, tha ambasadori O’Connell, në Info Magazine të Klan Kosovës.

O’Connell tha se Gjykata Speciale duhet të funksionalizohet.

”Mendoj që çështja e Gjykatës Speciale ka qenë shumë e ndjeshme”.

“Shpresoj që procesi i ndërtimit të gjykatës do të vazhdojë. Nëse nuk i zbardhë Kosova këto akuza, nuk e di si do të reagojë Bashkësia Ndërkombëtare”.

“Nuk e di si mund t’i lëmë anash këto akuza”, tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se tash për tash nuk do të flas me Vetëvendosjen.

“Kam folur me ta, kam pasur marrëdhënie të gjatë me Vetëvendosjen. Unë nuk flas më me Vetëvendosjen tash për tash sepse nuk kemi për çfarë të flasim. Nuk është debat kur përdoret dhuna. Është vetëm mohim i debatit, i demokracisë”, tha ambasadori.

“Nëse qytetarët mendojnë që dikush ka gabuar, le të mos votojnë më për të. Le të zgjedhet dikush tjetër. Le të marrin qytetarët përgjegjësinë që të zgjedhin atë që është më i mirë, më i vlefshëm”, tha ai.