ARKATANA

O’Connell i premton përkrahje Kosovës në integrimin evropian

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, në vazhdën e aktiviteteve për të fuqizuar përkrahjen për rrugën evropiane të Kosovës, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ministrja falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjen në arenën ndërkombëtare, posaçërisht, duke përkrahur kauzën e Kosovës gjatë negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Ascoiimit dhe për të avancuar në tërësi me agjendën evropiane.

Gjatë takimit, më në detaje u diskutua për zhvillimet në kuadër të procesit të integrimit evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë institucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike , zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Njëkohësisht u diskutua edhe për debatin e djeshëm ku Parlamenti Evropian (PE) miratoi rezolutën për Kosovën që rikonfirmon përkrahjen për Kosovën dhe të ardhmen e saj në familjen evropiane si pjesë përbërëse e saj, sikurse edhe ftesa që iu bë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të procedojnë me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në mënyrë që edhe Parlamenti Evropian të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.

ARKATANA

Ndërsa ambasadori O’Connell i konfirmoi ministres përkrahjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.

“Po ashtu, Kosova ka hyrë në një momentum të ri me hyrjen në fuqi të MSA-së dhe të vazhdojë komunikimin e avancuar me publikun, Shoqërinë Civile dhe deputetët të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse në zbatimin e MSA-së”, ka thënë ambasadori britanik.

Ambasadori O’Connell po ashtu theksoi se Britania, edhe përkundër vendimit për dalje nga Bashkimi Evropian, do të vazhdoj të përkrah Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërë procesin e reformave. Po ashtu, ambasadori tha se e ardhmja e Kosovës është e përbashkët me të ardhmen e rajonit në BE./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.