Mobi Casa

O’Connell flet për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka nisur bashkëbisedimin e tij me qytetarë përmes Facebook-ut.

Në pyetjen e parashtruar nga Telegrafi rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, ambasadori O’Connell ka thënë se qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005.

“Pse po pyetni kur ju e dini qëndrimin e Britanisë. Pozita jonë nuk ka ndryshuar që nga vitit 2005″, është përgjigjur ambasadori britanik.

Kujtojmë se kundër korrigjimit të kufijve përpos Britanisë ka dal edhe Gjermania, të cilët kanë thënë se thirrjet për ndryshimin e kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

O’Connell po ashtu ka theksuar se qytetarët janë ata të cilët duhet të vendosin për ndryshime në Kosovë.

ARKATANA

Në një përgjigjej të tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, O’Connell ka shkruar se: ” Nuk ka rëndësi se si e vlerësoj unë. Ajo që ka rëndësi është si e vlerësojnë qytetarët. Kam katër vite që jap porosi të njëjtë. Nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin dhe nëse vlerësojnë se politikanët duhet të mbahen përgjegjës, atëherë ata duhet të flasin vetë dhe ta bëjnë ndryshimin. Askush nuk mund ta bëjë këtë për ju. Mos prisni që Bashkësia Ndërkombëtare apo diplomatët ta bëjnë këtë. Por unë jam optimist, flas çdo ditë me qytetarët dhe e di energjinë e tyre por për këtë duhet të kenë shpresë dhe besim që ata mund ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë”

Ndryshe, sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi ditë më parë ka thënë se duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

Presidenti i vendit ka prezantuar edhe idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që po kundërshtohet ashpër edhe nga partitë politike në vend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.