O’Connell: Është e rëndësishme që çdo qytetar të votojë lirshëm
Në një lidhje të drejtpërdrejt nga tereni, gazetari Drilon Asllani, nga RTV Dukagjini, ka zhvilluar një bashkëbisedim të shkurtër lidhur me rrjedhën e procesit të votimit, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.
O’Connell i cili gjendej në vizitë tek një qendër e votimit në Veri të Mitrovicës tha se nuk do të flas njëherë lidhur me rrjedhën e zgjedhjeve derisa misioni i BE-së të dal me opinion mbas zgjedhjeve.
“Për ne është e rëndësishmë që çdo qytetar të votojë lirshëm”- tha O’Connell, transmeton Express.
Tutje ai tha se do të vizitojë edhe qendra të tjera të vendvotimeve nëpër Kosovë.


