Mobi Casa

O’Connell: Dialogu është rruga përpara

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vendosur komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët e Kosovës përmes rrjetit social “Facebook”, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta bërë në adresë të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Kriza aktuale politike ka qenë në epiqendër të vëmendjes në diskutimin e ambasadorit O’Connell, të cilit i janë adresuar më shumë se 100 pyetje.

Duke iu përgjigjur shumicës së pyetjeve të parashtruara, ambasadori O’Connell ka bërë të ditur qëndrimet e tij dhe të Britanisë së Madhe në lidhje me zhvillimet aktuale, duke mos hezituar të kritikojë edhe opozitën, edhe Qeverinë.

Fundamenti

Shumica e pyetjeve ishin në lidhje me zhvillimet aktuale. I pyetur për marrëveshjet që po kundërshtohen nga opozita, ambasadori O’Connell tha se nuk sheh ndonjë rrezik prej Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të them të drejtën, unë nuk shoh ndonjë rrezik prej Asociacionit. Ne kemi kërkuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe dialogu është mënyra për ta arritur. BE-ja është ndërmjetësuese”, ka thënë ai.

http://koha.net/?id=27&l=87453