UBT

O’Conell jep instruksione se si FSK të transformohet në ushtri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka thënë sot se vendimin për transformimin e FSK-së në FAK, Kosova duhet ta marrë në bashkëpunim me NATO-n.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka thënë se siguria e Kosovës varet nga marrëdhëniet me NATO-n.

O’Connell ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, e gjithashtu edhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet ministrive dhe dy Forcave tona.

Uji Dea

Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ambasadorit O’Connell u bisedua lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u zotuar për vazhdimin, avancimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Ministri Berisha tha se procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent dhe në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët strategjikë, si SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar etj., si dhe do të punohet ngushtë me të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për t’i bindur ata, se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë forcë, e cila garanton sigurinë e Kosovës dhe popullit të saj pa dallim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.