Fundamenti

O’Conell bashkëbisedon me qytetarët: Shprehet kundër murit në veri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Muri është çështja e javës. E kuptoj që është një çështje shumë e ndjeshme. BE ka punuar me të dyja palët me vite të tëra për të siguruar lirinë e lëvizjes. Nuk mendoj që ndërtimi i një muri ndihmon. Por gjithashtu mendoj se integrimi i Kosovës varet nga shumë faktorë të tjerë se sa a është ndërtuar një mur apo jo”, ka shkruar O’Conell, transmeton Indeksonline.

Ambasadori britanik Ruairi O’Conell ka filluar sot bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në Facebook.

Nga disa prej pyetjeve që i janë bërë ambasadorit ishte edhe çështja e murit në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ndërsa ambasadori O’Conell ka theksuar se muri është çështje e javës.

Mobi Casa

“Muri është çështja e javës. E kuptoj që është një çështje shumë e ndjeshme. BE ka punuar me të dyja palët me vite të tëra për të siguruar lirinë e lëvizjes. Nuk mendoj që ndërtimi i një muri ndihmon. Por gjithashtu mendoj se integrimi i Kosovës varet nga shumë faktorë të tjerë se sa a është ndërtuar një mur apo jo”, ka shkruar O’Conell, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu O’Conell në njërën nga përgjigjet e tjera në këtë bashkëbisedim ka theksuar se nuk lejohet nga ta vendosja e këtij muri.

“Kosova është e pavarur apo jo? Kur thoni pse e lejoni diçka, më vjen keq por ju e keni keqkuptuar situatën. Ne nuk jemi pushtet në Kosovë. Ne nuk kemi pushtet për të lejuar ose për të mos lejuar diçka. Votuesit e Kosovës zgjedhin përfaqësuesit dhe liderët e tyre. Nëse doni lider ndryshe votoni ndryshe, por mos gaboni të mendoni që ne lejojmë ose nuk lejojmë diçka, ne jemi vetëm diplomat. Nëse doni ndryshime, ju duhet të bindni edhe votuesit tjerë qe të votojnë ndryshe. Puna e diplomacisë është për të bashkëpunuar me ata që ju i zgjidhni”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.