ARKATANA

OBSH: Cigarja vret çdo vit 7 milionë njerëz

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 80 për qind e konsumatorëve të cigares jetojnë pikërisht në këto vende.

Të dhënat janë publikuar me rastin e 31 majit, që është Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit. Ky ves, sipas OBSH, vret çdo vit 7 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa fajëson për këtë edhe mungesën e njohurive të duhura nga konsumatorët për rreziqet reale që shkakton duhanpirja.

“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe në shumë vende këto mangësi në njohuri janë shumë të theksuara. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani nuk shkakton sëmundje në zemër, është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”, thotë OBSH.

FIDANISHTJA

Megjithatë, numri i personave që konsumojnë cigare ka rënë në vitet e fundit. OBSH thotë se në 2016 konsumimi i duhanit ra me 20 për qind nga 27 për qind që ishte në vitin 2000.

Rënia e konsumit është vërejtur edhe në rajonin tonë dhe në të gjitha pjesët e tjera të botës, përjashtuar Lindjen e Mesme dhe Afrikën. /Tch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.