ARKATANA

O’Brien: Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut, të shmangin çfarëdo provokimi në Veri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media ka folur për rajonin e Ballkanit dhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

O’Brien ka thënë se në rajon janë tri vende për të cilat duhet një vëmendje e veçantë. Ai ka nisur me Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në Veri të Kosovës, duke thënë se SHBA mbështet përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak në procesin e dialogut.

Ai tutje ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin detyrimet e tyre në dialog dhe sipas O’Brien është shumë e rëndësishme që të dy vendet të evitojnë çfarëdo veprimi provokativ në Veri të Republikës së Kosovës.

“Janë tri vende që kanë nevojë për vëmendje shtesë. Mbështesim përpjekjet për dialog nga Lajcak. Bëjmë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që të plotësojnë obligimet e tyre në dialog.Është e rëndësishme që të dy vendet të evitojnë çfarëdo veprimi provokativ në Veri”, ka thënë O’Brien.

HW

Ai tutje ka përmendur bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in sa i përket situatës në Veri dhe ka thënë se janë të kënaqur me bashkëpunimin dhe se presin që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më tej.

“Dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe trupat e NATO-s Presim që kjo të vazhdojë në vazhdim”, ka thënë O’Brien.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve në Serbi dhe për veprimet anti-kushtetuese të Millorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.