Mobi Casa

Objekti kryesor në Parkun Shkencor Inovativ në UBT, në Lipjan, do të mbajë emrin “Jim Xhema Building”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Objekti kryesor në Parkun Shkencor Inovativ në UBT, në Lipjan, do të mbajë emrin “Jim Xhema Building” në nderim dhe respekt të veprimtarit të shquar për çështjen e Kosovës dhe lobuesit më të madh shqiptar për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Jim Xhema.

Në praninë e atdhetarit Jim Xhema, rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përfaqësuesve të Federatës Panshqiptare në Amerikë “VATRA”, përfaqësuesve të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, profesorëve dhe studentëve të UBT-së, u zbulua pllaka me emrin “Jim Xhema Building”.

Hidromorava

Jim Xhema u shpreh shumë falënderues dhe mirënjohës për respektin dhe nderimin nga UBT, duke theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë dhe angazhohet për studentët dhe të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë./rajonipress/