Eko Higjiena

Objekti i stacionit policor në Viti, nuk i plotëson kushtet e parapara për punë

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Viti – EVSB, si shqetësim ka paraqitur kushtet e vështira për punë, të PK-së, Stacioni Policorë në Viti, të cilët vazhdimisht përballen me mungesë të hapësirës së pamjaftueshme për punë, shkaku i objektit të vjetër, me mungesë të inventarit, automjetet në mungesë, dhe thuaja se asnjëra nga to nuk i plotëson kushtet teknikisht të lëvizë rrugëve lokale.

EVSB-të, janë themeluar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, programi ICITAP(Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve, programi ndihmës trajnues ndërkombëtarë për hetimin e krimit) në bashkëpunim me OSBE-në, (organizata për siguri dhe bashkëpunim), në Kosovë.

EVSB-të, janë të thirrura,dhe kanë për qëllim:identifikimin, adresimin dhe inicimin e çështjeve, që kanë të bëjnë me krimin, sigurinë dhe kualitetin e jetës, për të arritur qëllimin e përbashkët, dhe krijimin e një bashkësie më të sigurt.

Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, paraqiti sfida të shumta për EVSB-në, ndër të tjera si sfidë kryesore veçoi, Objektin e Stacionit Policor në Viti, i ndërtuar 60 vite më parë, i cili nuk i plotëson kushtet e duhura për punë.

Përveç kësaj, lagështia dhe myku, krijojnë erëra të pa këndshme, por shqetësimi tjetër është prezenca e minjve brenda këtij objekti të vjetruar, të cilët paraqesin pa siguri për shëndetin e zyrtarëve policorë ,sepse shumë lehtë mundë të bartet edhe ndonjë s’mundje nga minjtë që bredhin poshtë e lart objektit.

Kjo situatë e krijuar vite me radhë, paraqet shqetësime dhe rrezik për shëndetin e zyrtarëve policorë, të cilët duhet të përballën çdo ditë me këtë problematikë.

Uji Dea

Shqetësim tjetër për zyrtarët policorë, është mangësia e theksuar në logjistikë, duke ua vështirësuar punën e tyre dhe duke u detyruar të punojnë me ato kushte pa ngritur zërin. E njëjta gjë ndodhë me vetura të policisë, ku shpeshherë për mungesë të veturave, policët nuk mundë të shkojnë në rast, ose duhet të përdorin veturat e tyre private për të shkuar në vendngjarje.

EVSB, si shqetësim ka paraqitur kushtet e vështira për punë, të PK-së, Stacioni Policorë në Viti, të cilët vazhdimisht përballen me mungesë të hapësirës së pamjaftueshme për punë, shkaku i objektit të vjetër, me mungesë të inventarit, automjetet në mungesë, dhe thuaja se asnjëra nga to nuk i plotëson kushtet teknikisht të lëvizë rrugëve lokale.

Këto shqetësime janë të arsyeshme, sepse të thuhet se automjetet e policisë janë në mungesë apo jo teknikisht në rregull, kjo nuk ka arsyetime, e njëjta gjë vlen edhe për automjetet e Shtëpisë së Shëndetit, dhe të Zjarrfikësve, edhe pse këto dy të fundit janë më mirë të pajisura me automjete sa i përket transportit, në krahasim me automjetet e Stacionit policorë.

Kjo nuk ka si të quhet ndryshe përpos, pa përgjegjësi Institucionale.
EVSB, përpos nëpër takime lokale, këtë shqetësim e ka ngritur edhe në takime të shumta Qendrore.

Shpresojmë se me ardhjen e Qeverisë së re, dhe me ardhjen e Ministrit,të MPB-së, z.Agim Veliu, objekti i lart përmendur do të jetë prioritet ndër prioritetet tjera thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.