Hidromorava

Objekti i ri i komunës në fazën finale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Monitoruesi i punëve në objektin e komunës së re në Kamenicë, Rabit Halili i caktuar nga kryetari i komunës për të përcjell për së afërmi procesin e punës të objektit në ndërtim , ka thënë se punët janë në fazën përfundimtare.

Ai tha se procesi i punës është duke u zhvilluar normalisht. “Edhe pse punët sipas planit dinamik është dashtë të përfundojnë me 1 korrik 2012, ato janë shty për shkak të disa mos marrëveshjeve që kanë pas kompanitë ndërtimore në mes vete” sqaroj Halili.

Sipas tij momentalisht janë duke u vendosur dritaret, dhe janë vendosur skeletet për fillimin e fasadimit të jashtëm , pasi që brenda suvatimi është kryer , janë kryer edhe punë tjera . Pas fasadimit mbetet të kryhet parteri d.m.th. oborri përreth objektit kështu që unë si organ monitorues shpresoj që brenda vitit kalendarik objekti të përfundoj mendon Halili.

Uji Dea

Halili tha se në objektin e ri parashihen të vendosen të gjitha drejtoritë (11drejtori), ekzistuese. “Para disa ditëve nga MAPL-ja , na është kërkuar që të bëjmë listën për tërë inventarin e objektit të ri, sepse ministria do ta shpall tenderin për blerjen e inventarit për të gjitha objektet ndërtimore që janë duke u kryer në territorin e Kosovës. Objekti siç dihet është i punuar prej tri kateve, B+P+1 ku besoj që do t`i kënaq kërkesat e personelit ekzistues.

Ai tha se përparësitë e këtij objekti janë të shumta meqë mund të ketë efikasitet më të mirë në punë , pasi që të gjitha drejtoritë janë në një vend , si dhe shpenzimet do të jenë më të vogla si në rrymë ashtu edhe në telefoni fikse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.