Uji Dea

Objekti i drejtorisë së bujqësisë dhe shërbimeve publike kaplohet nga zjarri

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me 30.09.2014 rreth orës 07:00 policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga roja e objektit të komunës së Vitisë se është duke u ndezur një pjesë e objektit të komunës ka njoftuar policia e Gjilanit.

Policia me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes ku i ka njoftuar zjarrfikësit të cilët po ashtu kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se në objektin e komunës ku janë të vendosura zyret e Drejtorisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dy prej tyre i kishte kapluar zjarri ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fikin zjarrin. Vlen të ceket se dëmet e shkaktuara janë te konsiderueshme, por vlera nuk dihet për momentin.

Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

Mobi Casa

Policia ka kontaktuar me prokurorin e shtetit i cili autorizon që rasti të hetohet më tej tha Ismet Hashani.

Edhe zyrtarët e Vitisë, zyra e informimit me shumë vonesë e ka dërguar informacionin. Mustafë Mehmeti zëdhënës ka thënë se sot në orët e hershme të mëngjesit, është përfshirë nga zjarri objekti i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti.

Pas intervenimit të Njësisë së Zjarrfikësve është arritur që zjarri të lokalizohet dhe të evitohet rreziku i përhapjes. Disa zyra kanë shpëtuar bashkë me dokumentacionin, ndërkohë në disa të tjera dëmi është evident. Komuna e Vitisë ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe inspektorati kundër zjarrit ka nisur hetimet për gjetjen e shkaktarit të këtij zjarri.

Për dëmet eventuale, do të bëhet e ditur nga Komisioni vlerësues gjatë ditëve të ardhshme. Objekti në fjalë, ka qenë i vjetër ku aktualisht është shfrytëzuar nga Drejtoria komunale të Bujqësisë dhe ajo e Shërbimeve Publike. Autoritetet komunale falënderojnë Njësinë e Zjarrfikësve, policinë për angazhimin e tyre në mbajtjen e situatës nën kontroll ka thënë Mehmeti. /rajonipress/