RCCOLA

Objektet moderne ofrojnë shërbime më cilësore për kryerjen e analizave kryesore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Janë dy objekte të reja dhe moderne që i kanë zëvendësuar objektet e vjetra në formë të barakave. Nga ato objekte të vjetra kryheshin të gjitha analizat pothuajse kryesore, por tani me modernizimin e objekteve pritet të rritet edhe niveli dhe cilësia e shërbimeve.

Jo fort larg analizat kryesore të pacientëve kryheshin nga një barakë e vjetruar me kushte të rënda të punës dhe me ambiente të pa (pastërta). Tani pjesa ku ka funksionuar enti higjenik po shndërrohet në një ambient të modernizuar, meqë janë në ndërtim e sipër dy objekte të reja dhe moderne.

UBT

Objektet e reja kanë shumë përparësi për të pasur edhe analiza më cilësore dhe shërbime më profesionale.

Ndonëse nuk e thonë publikisht, punëtorët medicinal që punojnë në këto objekte megjithatë shprehen se situata tani është krejt ndryshe. “Vërtet me objektet e reja ka ndryshuar gjithçka sepse kemi punuar në kushte të rënda dhe pa mbrojtje të duhur. Tani vullneti dhe dëshira për të punuar edhe më shumë është rritur, ndonëse edhe në objektet e vjetra është punuar me shumë mund dhe përkushtim” shprehet një punëtore e këtij institucioni shëndetësor./rajonipress/