Mobi Casa

Obama: Urime Shqipëri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka uruar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, Ditën e Pavarësisë, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale.

Në mesazhin e tij, zoti Obama vlerësoi se Shtetet e Bashkuara “si partner krenar dhe mik” i bashkohen popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë, më 28 nëntor.

Më tutje në mesazh, thuhet se të dy vendet “gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë, të bazuar në interesa të përbashkëta”.

Presidenti Obama më tutje thotë se e “vlerëson përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale, përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si dhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan”.

Hidromorava

Presidenti amerikan e ka shfaqur shpresën “për vazhdimin dhe fuqizimin” e marrëdhënieve të dy vendeve në të ardhmen.

“Ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë derisa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike”, thekson presidenti Barack Obama, në mesazhin e urimit dërguar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në fund të urimit, zoti Obama i dërgon “urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë” së Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.