Eko Higjiena

Obama në fjalimin vjetor: Unioni është i fortë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka mbajtur fjalimin e tij vjetor, të parafundit para Kongresit amerikan. Në përgjithësi ai ka thënë se Unioni i SHBA-ve është i fortë.

“Hija e krizës ka kaluar dhe gjendja e kombit (State of the Union) është e fortë”, ka thënë në fillim të fjalimit të tij Obama.

Ai ka thënë se tani për herë të parë që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit nuk ka më trupa amerikane që janë të angazhuara në luftime në Afganistan, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Kongresit për të vazhduar sulmet kundër ISIS-it dhe ka pohuar se SHBA-ja do të ndjekë terroristët kudo në botë dhe do të veprojë për këtë në mënyrë të njënashme.

RCCOLA

Obama ka thënë se do të çojë përpara idenë e tij për 2 vjet universitet pa para. Ai thë se do të luftojë me Republikanët që do të provojnë të bllokojnë Ligjin e Imigracionit dhe atë të shëndetësisë.

Presidenti Obama tha se SHBA-ja përkrahë fuqishëm pavarësinë e Ukrainës, dhe e kritikoi Putinin për agresonin duke thënë se e izoloi Rusinë.

© KOHA.net