Mobi Casa

Obama më i famshëm se Papa, Erdogan i katërti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sipas të dhënave të studimit të portalit Twitplomacy, llogaria e Presidentit amerikan Barack Obama kryeson listën përkatësisht numrit të abonentëve të regjistruar në rrjetin social Twitter.

Aktualisht në faqen e liderit amerikan janë regjistruar 34.5 milionë njerëz. Në vendin e dytë për nga popullariteti u rendit Papa Françesku – mesazhet e tij lexohen prej më shumë se 7.2 milionë njerëzve.

Vendet e 3-ta dhe të 4-ta mbahen respektivisht nga Presidenti dhe Kryeministri i Turqisë, Abdullah Gul dhe Recep Tayyip Erdogan.

Uji Dea

Faqja e Kryeministrit rus Dimitri Medvediev ndodhet në vendin e 7-të në mesin e liderëve të botës.

Në të janë regjistruar më shumë se 2.6 milionë njerëz.