ZN

Obama kthen goditjen

/ 8 minuta lexim

Debati i dytë presidencial mes presidentit aktual të SHBA-sw, Barack Obama dhe rivalit të tij republikan, Mitt Romney, u zhvillua Universitetin Hofstra në Hempstead, New York dhe për herë të parë pas 20 viteve u drejtua nga një femër, nga shefja për politikë në CNN, Candy Crowley.

Pas paraqitjes së tij të dobët gjatë debatit të parë në Denver, Obama, kaloi menjëherë në sulm për të rimarrë epërsinë ndaj Romneyt dhe arriti të fitonte më shumë pikë, gjatë debatit të dytë televiziv, tri javë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Barack Obama, i cili kaloi menjëherë në sulm për të rimarrë epërsinë ndaj kundërshtarit të tij republikan, Mitt Romney, arriti të fitonte më shumë pikë, gjatë debatit të dytë televiziv, tri javë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 46 për qind e personave të pyetur mbështesin presidentin aktual, ndërsa 39 për qind mbështesin republikanin Romney.

Obama, i vendosur të fitonte këtë përballje pas dështimit në debatin e parë në Denver, më 3 tetor, arriti të kryesonte.

Që nga fillimi i debatit, Obama akuzoi ish-guvernatorin e Massachusetts se favorizonte të pasurit.

Një nga momentet vendimtare e debatit ishte çështja në Libi, pas vdekjes së ambasadorit amerikan në një sulm në Bengazi, më 11 shtator. Përballja mes dy kandidatëve zgjati pak më tepër se 90 minuta dhe u zhvillua në Universitetin Hofstra në Hempstead, New York.

Obama dhe Romney u janë përplasen për situatën ekonomike dhe politikat e Amerikës në Lindjen e Mesme.

Ata kanë pasur disa shkëmbime gjaknxehta gjatë duelit në Hampstead-secili duke bërë përpjekje që të paraqesë tjetrin si të papërshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë.

Obama ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e muajit të kaluar në Bengazi, ku kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Libi, por ka akuzuar Romneyn se përpiqet të shfrytëzojë çështjen për përfitime politike.

Romney ka hedhur kritika të reja ndaj politikave ekonomike të Obamës, ndërsa presidenti ka akuzuar kundër-kandidatin se punon për interesat e njerëzve të pasur dhe industrinë e naftës.

“Guvernatori Romney thotë se ka plan pesë-pikësh? Guvernatori Romney nuk ka plan pesë-pikësh. Ai ka plan me një pikë. Dhe ai plan është të sigurojë se njerëzit e pasur funksionojnë me rregulla ndryshe. Kjo ka qenë filozofia e tij në sektorin privat, kjo ka qenë filozofia e tij si guvernator, kjo ka qenë filozofia e tij si kandidat presidencial”, ka thënë Obama.

Romney, ish-guvernator i Massachusettsit, ka fajësuar Obamën për ecurinë ekonomike të Amerikës, duke thënë se më pak amerikanë janë të punësuar tani sesa katër vjet më parë, kur Obama ka marrë postin.

“Politikat e presidentit janë ushtruar gjatë katër vjetëve të fundit dhe ato nuk kanë kthyer amerikanët në punë. Ne sot kemi më pak njerëz që punojnë, sesa në kohën kur presidenti ka marrë zyrën”, ka thënë Romney.

Romney ka bërë përpjekje të paraqesë sulmin vdekjeprurës në Bengazi si simbol të dobësive të Obamës në politikën e jashtme, sidomos në Lindjen e Mesme.

“Ka qenë e qartë se nuk bëhej fjalë për demonstratë. Ai ka qenë një sulm terrorist. Dhe ai vë në pyetje politikën e presidentit në Lindjen e Mesme. Shihni se çfarë ndodh në Siri, Egjipt, tani në Libi”, ka thënë Romney.

Ndonëse ka akuzuar Romneyn se përdor vdekjen e diplomatëve amerikanë për të siguruar epërsi politike, Obama ka thënë se ai ka qenë përgjegjës për sigurinë diplomatike.

“Kur them se do të zbulojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, secili duhet të mbahet përgjegjës. Dhe, unë jam mbi të gjitha përgjegjës për atë që ka ndodhur atje, sepse ky është populli im. Unë jam ai që duhet t’iu falem arkivoleve kur arrijnë në shtëpi. Ju e dini se unë e mendoj atë që them”, është shprehur Obama.

Mobi Casa

Obama përmendi edhe video-regjistrimin e fshehtë të Romneyt gjatë një takimi elektoral, ku ky i fundit kishte deklaruar se 47 për qind e amerikanëve refuzojnë të mbajnë përgjegjësitë e tyre, duke iu referuar këtu mbështetësve të Obamas.

Ndryshe nga debati i parë që ishte më i strukturuar, i dyti ishte më i lirshëm, duke u dhënë mundësi kandidatëve t’i drejtoheshin publikut në sallë. Analistët cilësuan si fitore të Obamas këtë debat.

Debati u moderua nga shefja për politikë në CNN, Candy Crowley. Përplasja e tretë dhe e fundit, që pritet të jetë edhe vendimtarja, është përcaktuar për datën 22 tetor në Boca Raton të Floridas.

Performanca e dy kandidatëve presidencialë në debatin e zhvilluar në Neë York ishte padyshim në fokus të medies.

Por syrit të vëmendshëm te saj nuk i ka shpëtuar edhe një detaj interesant: bashkëshortet e kandidatëve mbanin qe të dyja fustane te se njëjtës ngjyre: roze e ndezur. Në shtypin e shkruar, kjo u interpretua si përpjekje e Michelle Obamas dhe Ann Romneyt për të kërkuar votën e grave amerikane përmes fjalës së fundit të modës.

Zonja e pare kishte veshur një fustan me xhaketë të shkurtër te së njëjtës ngjyre, ndërsa e shoqja e Mitt Romneyt kishte zgjedhur një veshje më të lehtë, edhe kjo roze e fortë. Fustanet kane ngjallur diskutime të mëdha, e në fund, disa analiste sugjeruan se gratë e rivalëve në garën për Shtëpinë e Bardhe, kane vendosur te nderojnë nismën e “muajit te ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit”.

Një nga detyrat kryesore të Obamës ne debatin e dyte presidencial ishte të rifitojë pëlqimin e të ashtuquajturave “nënat kameriere”, apo gratë që punojnë për të mbajtur familjen, mbështetja e të cilave për presidentin u lëkund pas paraqitjes së dobët në përballjen e parë në Denver.

‘Nëse fiton Obama, jeni të pushuar’

Një prej vëllezërve miliarderë Koch ka kërcënuar se do të pushojë nga puna një pjesë të mirë nga 50 mijë punëtorë që ka, nëse ata guxojnë të votojnë për presidentin Obama apo ndonjë demokrat tjetër në zgjedhjeve e nëntorit.

Vëllezërit Koch, të cilët drejtojnë një grup ndërkombëtar të quajtur “Koch Industries”, u kanë dërguar një paketë informacioni për mënyrën e votimit punonjësve, ku kërcënohen se do të kenë pasoja nëse disa nga 50 mijë punonjës votojnë për demokratët.

Dosja e informacionit gjithashtu përfshin edhe një artikull të David Koch, ku ai shpreh mbështetje për Mitt Romney dhe një artikull tjetër të Chales Koch, ku kritikon Obamën.

Vëllezërit Koch kanë dhuruar miliona euro për kandidatin republikan, përfshirë 18 milionë euro për financimin e fushatës. Por Koch Industries nuk është e vetmja kompani që po kërkon të kontrollojë votën e punëtorëve. Miliarderi i Floridas, David Siegel, gjithashtu u ka dërguar mail 7 mijë punëtoreve, ku përshkruan pasojat që vijnë nga fitorja e Obamës.

Kur moderatorja përbën lajmin

Debati i dytë paraelektoral Obama-Romney, përveç shpalosjes së programeve përkatëse të dy kandidatëve me shpresën e përthithjes të sa më shumë votave, theu edhe një tabu 20-vjeçare: u drejtua nga një femër.

Prej 20 viteve, debatet elektorale mes kandidatëve presidenciale për Shtetet e Bashkuara drejtoheshin vetëm nga meshkujt me arsyetimin e heshtur se “femrat nuk kanë autoritetin e duhur”, për të mbajtur nën kontroll kandidatët.

Do të duhej protesta dhe nisma e tri 17-vjeçareve amerikane që kjo traditë të thyhej. Sammi Siegel, Emma Axelrod dhe Elene Tsemberis u mobilizuan në një fushatë të paprecedentë, duke grumbulluar 180 mijë firma në favor të kërkesës së tyre që debati i dytë Obama-Romney të drejtohej nga një femër.

Kërkesës së tyre i erdhi në mbështetje performanca e dobët e Jim Lehrer. Prezantuesi veteran që në karrierën e tij ka drejtuar plotë 12 debate të tilla, u kritikua ashpër si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët në përfundim të debatit të parë. Dy palët e akuzuan atë se humbi kontrollin mbi kandidatët, duke e cilësuar drejtimin si “më të keqin e historisë”.

Përkundër kritikave ndaj Lehrer, vlerësime mori gazetarja Martha Raddatz që drejtoi debatin me kandidatët për zëvendëspresident, Joe Bidden dhe Paul Ryan. Këto dy arsye ishin ato që i besuan Candy Crowly, gruas që drejton departamentin e informacioneve politike në CNN, drejtimin e debatit të dytë.