UBT

Obama i shkruan Jahjagës: SHBA partnerë të atyre që duan një Kosovë paqësore dhe prosperuese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të tetë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Obama në këtë urim ka treguar edhe njëherë se SHBA vazhdon ta mbështes Kosovën për krijimin e një demokracie vibrante dhe shumetnike.

Në urimin e Presidentit Obama thuhet:

E nderuara zonja Presidente,

Ju lutem pranoni urimet e mia personale dhe të popullit amerikan për përvjetorin e tetë të Kosovës si shtet i pavarur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa u lëkundur popullin e Kosovës për krijimin e një demokracie vibrante dhe shumetnike. E ardhmja e Kosovës sovrane është shtet partner i integruar plotësisht në skenën ndërkombëtare. Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm drejt këtij qëllimi të përbashkët, në veçanti me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për përparimin që po bën në arritjen e marrëveshjeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova gjithashtu ka demonstruar përkushtim për sundim të ligjit duke i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për të adresuar pretendimet për krime lufte.

Hidromorava

Këto hapa po avancojnë sovranitetin e Kosovës dhe po e inkurajojnë një Ballkan më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Në vitet e ardhshme na presin shtigje të reja të bashkëpunimit në marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë edhe përmes programit Kompakt në mes të Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fuqishëm të atyre që duan në Kosovë një të ardhme paqësore, demokratike dhe prosperuese për vendin e tyre.

Sinqerisht,

Barack Obama

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.