United Hospital

O sot o kurrë, ka ardhur koha që të mos heshtim përballë një padrejtësie të madhe që po i bëhet lirisë së Kosovës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qytetarë të nderuar, popull i dashur i Gjilanit, bashkëvendës të Idriz Seferit, Molla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Zija Shemsiut, Agim Ramadanit e shumë patriotëve dhe heronjve tjerë, ju që e keni dëshmuar patriotizmin në kohët më të vështira, do ta dëshmoni edhe sot se jeni po ai popull që nuk do të lejoni të ju dënohen padrejtësisht bijtë e juaj, nuk do të lejoni që t’ju përdhoset lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të lejoni përdhosjen e dëshmorëve të kombit thuhet në thirrjen e shoqatave dhe të veteranëve të luftës së Gjilanit në përkrahje të protestës gjithë popullore që pritet të mbahet në Prishtinë.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR PROTESTË GJITHËPOPULLORE

Të dashur veteran, invalid dhe familje të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të dashur qytetar të komunës së Gjilanit

O sot o kurrë, ka ardhur koha që të mos heshtim përballë një padrejtësie të madhe që po i bëhet lirisë së Kosovës, shtetit dhe ardhmërisë së saj.

Të mos heshtim ndaj Gjykatës selektive të Hagës, të mos heshtim ndaj procedurave denigruese, jo korrekte dhe jo të drejta të saj.

Sot, më shumë se kurrë, atdheu ka nevojë për zërin dhe bashkimin tonë. Ka nevojë për mbrojtjen e historisë së saj, luftës së lavdishme të UÇK-së dhe perspektivës së shtetit të Kosovës. Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen padrejtësisht, ndërsa lufta jonë e shenjtë për liri po baltoset nga ata që s’e njohin sakrificën dhe gjakun që është derdhur për këtë tokë, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës po trajtohet si një “organizatë e përbashkët kriminale”.

United Hospital

Sot është koha që t’i themi Gjykatës se Kosova bëri luftë për t’u çliruar nga Serbia, ky pushtues gjakpirës, prandaj asnjë provë nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e Serbisë kundër djemve tanë dhe luftës sonë të lavdishme nuk mund të jetë e besueshme.

Qytetarë të nderuar, popull i dashur i Gjilanit, bashkëvendës të Idriz Seferit, Molla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Zija Shemsiut, Agim Ramadanit e shumë patriotëve dhe heronjve tjerë, ju që e keni dëshmuar patriotizmin në kohët më të vështira, do ta dëshmoni edhe sot se jeni po ai popull që nuk do të lejoni të ju dënohen padrejtësisht bijtë e juaj, nuk do të lejoni që t’ju përdhoset lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të lejoni përdhosjen e dëshmorëve të kombit.

Ejani, bashkohuni që t’i themi Gjykatës në Hagë që të mos i gjykoj padrejtësisht djemtë tanë, mos t’na e përdhosë luftën tonë çlirimtare. T’i themi që të mos ia bëjë argatin Serbisë, mos se nuk e durojmë këtë turp.

Prandaj, ngrihuni, ejani, bashkohuni në protestë gjithë popullore që do të mbahet në Prishtinë me 7 Gusht 2025, ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”

Me zërin tonë të bashkuar e mbrojmë të vërtetën,
Duke qëndruar të bashkuar e mbrojmë çlirimin dhe e mbrojmë Kosovës.
Koha për drejtësi është TANI.

Gjilan, korrik 2025
Xhevdet Mehmeti OVL UÇK
Rashit Ymeri SHFD UÇK
Selver Kqiku SHIL UÇK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.