Hidromorava

O Demir ndale këndimin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ca shqipfolës – argatë t’ Serbisë, N’ Kamenicë kurth m’ kanë kurdisë, Që kur isha n’ moshë të mitur – Aktakuzë më kishin ngritur !

Aktakuzë ngritin Demirit –
Pse i këndon Xhemajl Tahirit ?!
Xhemajl Tahirit prej Hajkobillës –
Që e vrau shkau pa pikë të hiles !

Aktakuzë Demir Krasniqit –
Pse i këndon Aleksandër Stojanoviqit ?!
Aleksandri prej Hajnocit –
Vrau Xhemajlin n’ mjedis t’ Strezocit !

Qojnë selam Demir Krasniqit :
“Mos i këndo këngë Rankoviqit ,
Për “Akcionin ‘56” ,
Se na vet e kemi dashtë !”

Uji Dea

“O Demir , ndale këndimin –
Mos na e prish “Vëllazërim – Bashkimin “,
Se na ta shqiptojmë dënimin ,
Ta bëjmë jetën si pelinin !”

“Nëse këto këngë nuk i ndalë –
Kurrë prej burgut s’ ke me dalë !
Se na jem n’ rrugën titiste –
Rroftë Partia Komuniste !”

Gjilan, më 09.11.2016.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.