United Hospital

NZZ: “Përparim Avdili, ky njohës i shqiptarëve”

/ 5 minuta lexim
HW

Aktualisht “njohësi i shqiptarëve”, siç e quan ai veten në shaka, po e bën një tur të ri në zgjedhjet komunale ose për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Dhe sërish Avdili dëshiron t`i drejtohet komunitetit shqiptar, zviceranëve me prejardhje të huaj, të cilët përndryshe ndihen të përfaqësuar dobët nga politika.

Në numrin e saj të sotëm gazeta prestigjioze zvicerane NZZ ka bërë prezantimin e katër “secondo”-ve, gjegjësisht politikanëve me prejardhje të huaj që janë të zgjedhur ose që kandidojnë për parti të ndryshme për një vend në Asamblenë e qytetit të Cyrihut. I pari në këtë katërshe është, politikani i ri, tashmë i njohur mirë për lexuesit e albinfo.ch, Përparim Avdili, kandidat nga FDP (Partia Liberale) për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.

“25 sekonda. Më e gjatë nuk ishte videoja të cilën para tri vitesh Përparim Avdili e kishte publikuar në Youtube. 25 sekonda mjaftuan që ta katapultonin 27 vjeçarin e atëhershëm nën dritat e reflektorëve. Ai po kandidonte për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut.

“Politikani i FDP-së po del me gjuhën shqipe në gjah për vota”, kishte titulluar “Blick” një artikull kushtuar këtij rasti. Në vazhdim gazeta e prezanton tekstin në origjinal, në gjuhën shqipe nga videoja në fjalë: “Për Një shoqëri të lirë dhe solidare pa diskriminim”, transmeton albinfo.ch.

Për eksponentët e SVP-së kjo ishte e tepruar. Fushatën zgjedhore duhet udhëhequr në njërën nga gjuhët e vendit, theksonin kritikët. Por, Avdilin nuk e ka dëmtuar prania mediale. Ai në zgjedhje ishte ngritur nga vendi i pestë në listë, në vendin e tretë. Një rezultat i mirë, jo tipik për një kandidat me emër të huaj. Por megjithatë kjo nuk i kishte mjaftuar për t`u zgjedhur.

Aktualisht “njohësi i shqiptarëve”, siç e quan ai veten në shaka, po e bën një tur të ri në zgjedhjet komunale ose për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Dhe sërish Avdili dëshiron t`i drejtohet komunitetit shqiptar, zviceranëve me prejardhje të huaj, të cilët përndryshe ndihen të përfaqësuar dobët nga politika. Jehona e paraqitjeve të tij para shoqatave të Secondove ka qenë pozitive.

KKVITI

Avdili është i lindur në fshatin e vogël shqiptar Lojan të Maqedonisë. Kur situata politike nga fundi i viteve të tetëdhjeta u trazua, familja e tij u tërhoq në Cyrih. Babai i tij, dikur mësues, antikomunist i përbetuar, punonte si shofer kamioni. Një fillim i ri në një profesion të detyruar. Përparimi i ri ishte kohë pas kohe i detyruar të luftonte me kundërshti të ndryshme. Në mësimin e zanatit për elektricist të makinave ai ka përjetuar edhe etiketime raciste. Kaq rëndë e ka përjetuar këtë, sa që kishte ndërprerë zanatin. Por, në vend se t`i dorëzohej dëshpërimit, ai i kishte thënë vetes: “Ua tregoj unë atyre!”. Kështu ai mbaroi një shkollë për tregti, pastaj studimet dhe bëri karrierë në banka të ndryshme. “Kush tregon rezultate, mund t`ia dalë në Zvicër”, thotë ai sot. Kështu, ai u lidh me liberalizmin, transmeton albinfo.ch. “Nuk ka rëndësi prej nga vjen por ka rëndësi ajo çfarë bën nga kjo”. Këtë vlerë përpiqet t`ua përcjellë bashkatdhetarëve të tij kryetari i degës së FDP-së të Qarkut të 9. Këtë po e bën përms shumë kontakteve të drejtpërdrejta dhe përmes një videoje të re, të cilën aktualisht është duke e punuar. Krahas shqipes, ajo do të jetë edhe në gjuhën gjermane.

6 nga 10 qytetarët e Cyrihut kanë prejardhje të huaj

Njerëzit me prejardhje të huaj janë të nënpërfaqësuar në politikën e Cyrihut. Është kjo një e vërtetë e njohur dhe nuk është karakteristikë vetëm për Cyrihun. Por, metropoli më i madh zviceran, mund të quhet edhe “qytet i migrantëve”, për faktin se “3 në 10 banorë të këtij qyteti nuk kanë pasaportë zvicerane ndërsa madje 6 nga 10 qytetarë kanë prejardhje të huaj”, shkruan nzz.ch. Ndërsa në politikën institucionale ky grup i madh është pothuaj i pavërejtshëm.

Tryezë debati për “secondo”-t

Shoqata mbipartiake “Secondas Zürich” e cila përfaqëson interesat e migrantëve të Cyrihut organizon të hënën, më 22 janar një tryezë debati në prag të zgjedhjeve për asamblenë dhe për qeverinë komunale, shkruan albinfo.ch. Të gjithë pjesëtarët e ekzekutivit të deritashëm dhe kandidatët e rinj ballafqohen për herë të parë në mënyrë publike lidhur me temat si: natyralizimi, integrimi dhe participimi politik. Tryeza mbahet në “Zentrum Karl der Grosse” të Cyrihut, me fillim në orën 19.

http://www.albinfo.ch/nzz-perparim-avdili-ky-njohes-shqiptareve/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.