United Hospital

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit “Adriatiku”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pas gati shtatë orë kërkimesh është nxjerr trupi i pajetë i punëtorit, që e zuri shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Komuna e Mitrovicës, Nehat Bahtiri konfirmoi për Telegrafin se trupi është është nxjerr pa shenje jete nga gërmadha e objektit të shembur.

Ai bëri të ditur se viktima është Visar Behrami, 27 vjeçar, nga Mitrovica.

Fundamenti

Ish-hoteli Adriatiku është shembur në orët e pasdites të së hënës. Ndërsa, në pjesën e shembur kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa viktima kishte mbetur nën rrënoja.

Gjetja e trupit të riut nga Mitrovica është bërë pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së, e cila kishte angazhuar qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi.

Ndërsa prokurorja e rastit, Fetije Bajrami ka konfirmuar se prokuroria ka ndaluar dy persona – punëdhënësin dhe punëkryerësin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.