Hidromorava

Nxënësja shqiptare shpallet më e mira në Itali

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Rahela Pashaj ditën e djeshme është vlerësuar nga Presidenti italian me çmimin “Alfiere del Lavoro”


Me origjinë nga Durrësi, banuese në Taranto, Rahela Pashaj ditën e djeshme është vlerësuar nga Presidenti italian me çmimin “Alfiere del Lavoro”.

Në ceremoninë e mbajtur dje në pallatin Quirinale Sergio Mattarella, ka vlerësuar 25 nxënësit ekselentë në Itali, mes tyre tre nga rajoni i Pulias: Giacomo Calogero (student nga Taurisano), Rahela Pashaj (nga Taranto) dhe Giuseppe Scialpi (nga Martina) të përzgjedhur nga 3181 aplikimet e paraqitura nga drejtues shkollash nga e gjithë Italia.

Uji Dea

Rahela Pashaj verën e kaluar u diplomua në shkollën e mesme “Galileo Ferraris” në Taranto me rezultate të shkëlqyera, ndërsa aktualisht është studente në universitetin “Bocconi” në kursin “Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare”.

Çmimi “Alfieri del Lavoro” u krijua në vitin 1961, me rastin e njëqindvjetorit të Bashkimit të Italisë dhe vitin e kaluar festoi 60-vjetorin e tij. Nga viti 1961 deri në vitin 2022 janë akorduar 1,558 çmime “Alfieri del Lavoro”./diasporashqiptare.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.