FIDANISHTJA

Nxënësja Besjana Sadriu hapi ekspoziten personale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në ambientet e SHFUM “Agim Ramadani” të Zhegrës është hapur ekspozita personale e artit pamor e nxënëses së kësaj shkolle, Besjana Sadriu.

Ekspozitën e saj e hapi, Valdrin Bajrami, profesor i artit pamor dhe njëherit mësimdhënës i saj.

“Besjana është njëra nga talentet e cila deri më tash ka realizuar 130 punime artistike, si: pikturë, skulpturë, dizajn, arkitekturë duke përfaqësuar kështu veten me talentin e saj dhe arrijtur qëllimin. Dhe s’do mend se do të ketë suksese në të ardhmen”, tha profesori Bajrami.

Kurse, Xhelil Rrahmani, zëvendës drejtor i kësaj shkolle tha se punimet e ekspozitës janë të ralizuara falë talentit të Besjanes, por dhe motivimit dhe përkrahjes nga ana e profesorit të artit pamor, Valdrin Bajramit.

Fundamenti

Ndërkaq ka uruar që Besjana të ketë suksese të radhës edhe në të ardhmen.

E, Fatmir Haziri, kujdestar i saj, tha se Besjana na ka befasuar për të mirë me këto punime të bukura pamore.

Kurse autorja e kësaj ekspozite ka falenderuar pjesëmarrësit në ngjarje dhe profesorin Valdrin Bajramin për përkrahje, e pastaj tha se ndihet e lumtur dhe krenare që është nxënëse e kësaj shkolle e cila mban emrin e heroit Agim Ramadani, i cili ishte edhe artist i madh i artit pamor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.