FIDANISHTJA

Nxënësit vizitojnë Shoqatën e të verbërve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për nder të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardh, për një vizitë tek ne ishin nxënësit e KL 3/2 të shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan të organizuar nga Mësuesja Dashurije Shaqiri. Fëmijët u njoftuan me rendësin e kësaj jave dhe aktivitetet që janë duke u mbajtur.

Nxënësit dhe Mësuesja e tyre u pritën nga Kryetari i SHNV-s dhe Koordinatorja e Forumit të Grave të Verbëta përkatësisht Bajram Spahiu dhe Sadete Ajeti.

Fundamenti

Stafi i SHNV-s i falënderon nxënësit për vizite dhe posaçërisht për Dhuratat, dorëshkrimet e tyre simbolike për përkrahjen ndaj kësaj kategorie që ata kanë shprehur. Në fund edhe ne si shenj kujtimi nga të verbrit atyre ju dhamë një shkop të bardh./rajonipress/