RCCOLA

Nxënësit njihen me rreziqet në komunikacion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ardita Leci zyrtare policore u ka folur nxënësve të klasave të para dhe të dyta të kësaj shkolle për rreziqet e mundshme, duke iu dhënë njëkohësisht këshilla për sigurinë në komunikacion.

Njësia për komunitet pranë Stacionit Policor të Kamenicës në bashkëpunim me Koordinatoren për të Drejtat e Fëmijëve dhe Drejtorinë e Arsimit kanë vazhduar ligjëratat me temën”Rrugë të sigurta për fëmijët dhe nxënësit tanë” në shkollën fillore“Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë.

Fundamenti

Ardita Leci zyrtare policore u ka folur nxënësve të klasave të para dhe të dyta të kësaj shkolle për rreziqet e mundshme, duke iu dhënë njëkohësisht këshilla për sigurinë në komunikacion.

Sipas Nazmije Demolli-Kastrati realizimi i këtij projekti ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe vetëdijesimi i nxënësve për rreziqet në komunikacionin rrugor. Ligjërata të tilla ditë më parë janë mbajtur edhe në shkollën fillore “Fan.S.Noli” dhe do të vazhdojnë në të gjitha shkollat fillore ku janë të frekuentuara në komunikacion./rajonipress/