Mobi Casa

Nxënësit njihen me punën e inspektorëve të komunikacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nxënësit e shkollës së mesme “Mehmet Isai” në Gjilan, drejtimi i Telekomunikacionit, në bashkëpunim me inspektorët e komunikacionit, Arsim Ibrahimi e Afrim Salihu, kanë realizuar të enjten një aksion kontrolli të taksive, autobusëve dhe transportuesve të mallrave në disa pika të qytetit.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Arsimit dhe Komitetin për Komunitete dhe ka për qëllim njohjen e nxënësve me pjesën praktike të mësimit, rritjen e sigurisë në trafik si dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion.

Ibrahimi e Salihu kanë thënë se janë dy grupe me nga 6 nxënës të drejtimit të Telekomunikacionit, të cilët, së bashku me policinë do të vendosen në disa pika kontrolli në rrugët e qytetit dhe në bashkëpunim me inspektorët do të kryejnë kontrollimet e automjeteve, në pjesën që është përgjegjësi e Inspektoratit komunal.

Fundamenti

Nxënësit, pos që do të njihen me punën e inspektorëve të komunikacionit, bashkërisht me ta do të marrin pjesë në kontrollimin e taksive, autobusëve dhe transportuesve të mallrave, duke filluar nga dokumentacioni, lejet e punës si dhe të kushteve tjera që kërkohen për këto kategori të pjesëmarrësve në trafik, kanë thënë Ibrahimi e Salihu.

Grupet tjera të nxënësve të këtij drejtimi, do të njihen edhe me sinjalistikën rrugore. Sipas inspektorëve Ibrahimi e Salihu, nxënësit po tregojnë interesim të madh për t`u njohur me mënyrën se si funksionon në praktikë komunikacioni dhe si dhe sa zbatohet rregullativa ligjore në këtë sektor.

Inspektorët e komunikacionit mbikëqyrin zbatimin e ligjit në qarkullimin publik. Ata bëjnë kontrollimin dhe marrjen e masave të parapara ligjore kundër transporteve ilegalë dhe atyre që nuk respektojnë rregullativën ligjore si dhe orarin e përcaktuar nga organi kompetent./rajonipress/