RCCOLA

Nxënësit e Zhegrës njihen nga policia me dukuritë negative në shoqëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Polica e Kosovës njësiti i Policisë në Komunitet ka mbajtur ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e Shkollës së mesme Ekonomike në fshatin Zhegër. Me pjesëmarrje mbi 50 nxënës janë ligjëruar tema duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria në komunikacionin rrugor.

Njësiti i Policisë në Bashkësi nga stacioni policor i Gjilanit, si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmin e edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve në shkollën e mesme Ekonomike në fshatin Zhegër kanë mbajte një ligjëratë si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi.

RCCOLA

Me pjesëmarrje mbi 50 nxënës janë ligjëruar tema duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria në komunikacionin rrugor etj.

Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe ka për qëllim që të punoj sa më tepër me nxënësit e të gjitha niveleve dhe të krijoj siguri dhe ambient prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/