GRANDEMALL

Nxënësit e Vitisë njihen me trashëgiminë kulturore vitiase

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të projektit trashëgimia Kulturore , vlerë e shoqërive të civilizuara Organizata jo qeveritare Elita në bashkëpunim me Ministria për Kulturë Rini dhe Sport (Departamenti i Rinisë) dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit të Vitisë kanë vizituar sot me nxënësit më të dalluar të kësaj komune vendet e ndryshme të trashëgimisë kulturore të Vitisë, ku me këtë rast kanë vizituar për së afërmi shkollat e para shqipe në Stubëll dhe Pozheran, shpellat parahistorike që supozohet që janë nga koha e gurit, dy nga 5 kalajet që gjendën në Viti dhe Kllokot si ajo e Tërpezë dhe Gërçarit di dhe disa vende të tjera.

Gjatë vizitës që ju është bërë këtyre vendeve Historiani Adem Murati i ka njoftuar nxënësit me historikun e tyre. Ai tha se Vitia në përgjithësi ka një trashëgimi të pastër kulturore por se duhet të bëhet më shumë në identifikimin,ruajtjen dhe promovimin e tyre me qëllim që gjeneratat e ardhshme të njihen me historinë dhe të kaluarën e popullit të tij.

Ndërsa Ibrahim Sefedini nga OJQ Elita u shpreh se ky projekt ka për qëllim që nxënësit e Vitisë të njoftohen për vlerën e trashëgimisë kulturore.

UBT

Sipas tij nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë vizitë janë ftuar që të shkruajnë një ese me temën “Trashëgimia Kulturore ,vlerë e shoqërive të civilizuara” ku më pas për esenë më të mirë do të ndahen edhe shpërblime.

Ndërsa disa nga nxënësit u shprehen se falë këtij projekti ata janë njohur për së afërmi me trashëgiminë kulturore të Vitisë për të cilët sipas tyre ka qenë e panjohur duke e cilësuar projektin në fjalë si shumë të dobishëm.

Ndërsa para nxënësve kanë folur edhe zyrtarë nga DKRS-ja ndërkaq për identifikimin e objekteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në territorin e Vitisë ka folur edhe zyrtari Alban Sokoli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.