UBT

Nxënësit e Vitisë njihen me sigurinë në trafik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me qëllim të vetëdijesimit të fëmijëve në fushën e sigurisë në trafik , sot nxënësit e shkollës fillore Dëshmorët e Vitisë” kanë ekspozuar në hollin e shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” , pikturat e tyre me temën “Siguria në Trafik”.

Kjo ekspozitë është mundësuar fal bashkëpunimit të zyrtarëve komunal me misionin e OSBE-së. Pas kësaj ekspozite pionierët e AKV Kemajl Azizi të Vitisë kanë përformuar me valle tradicionale shqiptare.

Abdyl Bajrami nënkryetar komune duke ju uruar punë të mbarë fëmijëve, u shpreh se vetëdijesimi për sigurinë në trafik duhet të fillohet qysh në moshën e re.

Ai ka falënderuar Inspektorin e Komunikacionit Bushat Zuka dhe OSBE-në për organizimin e sotëm duke e cilësuar këtë si shumë të rëndësishëm.

Ndërsa Drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së për Gjilanin Ulrich Biffar theksoi se fal bashkëpunimit të institucioneve Komunale u bë e mundur hapja e kësaj ekspozite.

Uji Dea

Ai tha se ky mision ka përkrahur fushat e ndryshme, por sivjet është fokusuar në fushën e sigurisë në trafik.

Ndërkaq Inspektori i Komunikacionit në Viti, Bushat Zuka tha se për kundër sigurisë së qytetarëve në komunikacion në kemi për detyrë të sigurojmë edhe sigurimin e lirë të automjeteve, ai tha se në komunën e Vitisë ka trotuar të shumtë që mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të sigurt.

Gjatë kësaj ekspozite përveç pikturave të nxënësve të Vitisë janë ekspozuar edhe disa nga punimet e nxënësve të komunës së Gjilanit.

Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur për 7 ditë në hollin e Shtëpisë së Kulturës” Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Viti ndërsa të gjithë ata që e vizitojnë atë kanë mundësinë e votimit për pikturën më të mirë./rajonipress/